|
Shkaktarėt e vuajtjeve nė shekullin XX
Shekulli i njėzetė, tė cilin sapo e kemi lėnė pas, ishte shekull luftrash
e konfliktesh, qė ēuan nė katastrofa, dhimbje, masakra, varfėri e shkatėrrime
tė pallogaritshme. Miliona njerėz u vranė, u masakruan, u braktisėn e
u lanė nė kthetrat e urisė e tė vdekjes, nė mėshirė tė fatit, pa shtėpi
a njė vend ku tė fusnin kokėn, pa mbrojtje apo mbėshtetje. Tė gjitha kėto:
nė emėr tė disa ideologjive tė gabuara. Pothuajse tė gjitha vuajtjet dhe
katastrofat mbajnė vulėn e tiranėve dhe diktatorėve: Stalin, Lenin, Trock,
Mao Ce Dun, Pol Pot, Hitler, Musolin, Franko
Disa prej kėtyre diktatorėve
i bashkonte njė ideologji, ndėrsa disa tė tjerė ishin armiq pėr vdekje.
Pėr arsyen e thjeshtė se ideologjitė e tyre binin nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn,
ata e zhytėn shoqėrinė njerėzore nė konflikte, nxitėn vėllavratjen, i
futėn njerėzit nė luftė me njėri-tjetrin, i bėnė tė hedhin bomba, tė djegin
shtėpi, tė dalin nė demonstrata tė pakontrolluara, tė rrihnin pa mėshirė
tė rinjtė, tė vjetrit, gratė, burrat e fėmijėt, tė pushkatonin tė pafajshmit
Ishin aq mizorė sa ia vinin armėn nė kokė dikujt dhe, duke e parė nė sy,
e vrisnin e mė pas ia shkelnin trupin me kėmbė, vetėm e vetėm se ai pėrkrahte
njė ide tjetėr.
Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr e tmerreve tė shekullit XX qė sapo
e kemi lėnė pas: njerėz qė mbėshtetnin ide tė papajtueshme e qė e mbytėn
njerėzimin nė dhembje e gjak pėr tė mbėshtetur kėto ideologji. Fashizmi
dhe komunizmi zėnė vendin e parė nė listėn e ideologjive qė i bėnė njerėzit
tė vuajnė ato ditė tė zeza. Kėto ideologji konsiderohen armike tė pėrbetuara
tė njėra-tjetrės, por e vėrteta ėshtė se ato ushqeheshin nga njė burim
i vetėm. Falė tij, ato ishin nė gjendje tė bėnin pėr vete njė pjesė tė
madhe tė shoqėrive ku u shfaqėn. Ky burim s'e ka tėrhequr kurrė vėmendjen
e opininit publik, por ka qėndruar gjithmonė nė prapaskenė dhe u ka treguar
pėrherė njerėzve fytyrėn e tij, nė dukje, tė pafajshme. Ky burim ėshtė
filozofia materialiste dhe "pėrshtatja nė natyrė e saj", e cila njihet
me emrin DARVINIZEM.
Darvinizmi u shfaq nė shekullin XIX si pėrforcim i njė miti, qė i kishte
rrėnjėt nga samerianėt dhe grekėt e lashtė, prej biologut amator Ēarls
Darvin. Qė prej asaj kohe, Darvinizmi ka pėrbėrė idenė themelore tė gjitha
ideologjive qė i kanė shkaktuar kaq shumė fatkeqėsi njerėzimit. Nėn njė
maskė tė ashtuquajtur shkencore, ai bėri tė mundur qė kėto ideologji dhe
masat praktike tė marra nga mbėshtetėsit e tyre tė fitojnė njė ligjshmėri
tė rreme. Me anė tė kėsaj ligjshmėrie tė rreme, teoria e evolucionit shumė
shpejt u nda nga shkencat e biologjisė apo paleontologjisė dhe filloi
tė futej nė fusha tė tjera, si historia, politika, jeta shoqėrore etj.
Meqė disa prej pretendimeve tė Darvinizmit mbėshtesnin njė sėrė rrymash,
qė filluan tė formohen nė shekullin XIX, ai fitoi mbėshtetjen e gjerė
tė ndjekėsve tė kėtyre rrymave. Nė mėnyrė tė veēantė, njerėzit filluan
tė formonin idenė se ekziston "njė luftė pėr mbijetesė" mes qenieve tė
gjalla nė natyrė dhe, si rrjedhim, ideja se "i forti mbijeton dhe tė tjerėt
humbin e shkojnė drejt zhdukjes" filloi tė pėrdorej edhe pėr mendimin
dhe sjelljen njerėzore. Kur pretendimi i Darvinizmit, se natyra ėshtė
njė vend pėrleshjesh e konfliktesh, nisi tė vlejė edhe pėr qeniet njerėzore,
trilli i Hitlerit pėr tė krijuar njė racė superiore, pretendimi i Marksit
se "historia e njerėzimit ėshtė historia e luftės sė klasave", ideja kapitaliste
qė "i forti bėhet mė i fortė nė kurriz tė mė tė dobtit", kolonizimi i
vendeve tė botės sė tretė nga vendet imperialiste dhe trajtimi i tyre
nė mėnyrė ēnjerėzore, bashkė me faktin qė njerėzit me ngjyrė ende pėrballen
me sulme e diskriminime racore, qė tė gjitha kėto gjetėn njėfarė justifikimi.
Pavarėsisht se edhe vetė ėshtė evolucionist, Robert Rait (Robert Wright),
autor i librit "The Moral Animal", i pėrmbledh katastrofat qė i ka sjellė
historisė sė njerėzimit teoria e evolucionit nė kėtė mėnyrė:
Teoria evolucioniste, nė fund tė fundit, ka njė histori tė gjatė e mjaft
tė ndyrė nė zbatimin praktik tė saj nė ēėshtjet njerėzore.
Pasi u pėrzie me filozofinė politike nė mbarim tė shekullit XIX, pėr tė
formuar ideologjinė e njohur si "Darvinizmi Social", ajo u shndėrrua nė
lodėr nė duart e racistėve, fashistėve dhe kapitalistėve mė tė pashpirt.1
Siē do tė shikojmė nė kėtė libėr, Darvinizmi nuk ėshtė thjesht njė teori
qė tenton tė shpjegojė prejardhjen e jetės e qė nuk del jashtė fushės
sė njohurive shkencore. Darvinizmi ėshtė njė dogmė qė mbrohet ende me
kryeneēėsi nga mbėshtetės tė ideologjive tė caktuara, megjithėse ėshtė
krejt e pavlefshme nga pikėpamja shkencore. Nė ditėt tona, shumė shkencėtarė,
politikanė dhe ideologė, pavarėsisht nėse janė apo jo tė vetėdijshėm pėr
fytyrėn e vėrtetė e tė ligė tė Darvinizmit, i ofrojnė mbėshtetjen e tyre
kėsaj dogme. Nėse njerėzimi do tė kuptojė mungesėn e bazės shkencore tė
kėsaj teorie, qė shėrben si burim frymėzimi pėr diktatorė mizorė dhe rryma
mendimi tė pamėshirshme dhe egocentrike, kjo do shėnojė fundin e kėtyre
ideologjive tė dėmshme. Tė ligėt nuk do tė jenė nė gjendje tė vetėmbrohen
duke thėnė: "Ky ėshtė ligj i natyrės". Ata nuk do tė kenė mė mbėshtetje
tė ashtuquajtur shkencore pėr botėkuptimin e tyre egoist. Kur tė pėrmbyset
ideja e Darvinizmit, rrėnja e ideologjive tė dėmshme, vetėm njė e vėrtetė
do tė mbetet: Tė gjitha qeniet njerėzore dhe vetė universi janė krijuar
prej Zotit. Njerėzit qė do tė kuptojnė kėtė, do tė kuptojnė, gjithashtu,
se e vetmja e vėrtetė gjendet nė librin e shenjtė qė Ai na ka zbritur
neve. Kur shumica e njerėzve ta kuptojnė kėtė tė vėrtetė, vendin e dhimbjes,
shqetėsimeve, padrejtėsive dhe varfėrisė nė botė do ta zėrė, ndershmėria,
mirėqenia, shėndeti dhe begatia. Pėr tė arritur kėtė, ēdo ide e gabuar
dhe e dėmshme pėr njerėzimin duhet tė mposhtet e tė lihet tė kalbet nga
ideja e shenjtė qė do tė sjellė mirėsi pėr njerėzit.
Qėllimi i kėtij libri ėshtė t'u tregohet atyre qė e mbrojnė Darvinizmin
pa e njohur anėn e tij tė errėt, se ēfarė janė duke mbėshtetur nė tė vėrtetė
dhe, nė tė njėjtėn kohė, t'u sqarohet se ēfarė pėrgjegjėsie mbajnė, nėqoftėse
pretendojnė se nuk e shohin realitetin e vėrtetė tė tij. Njė tjetėr qėllim
ėshtė qė tė paralajmėrohen edhe ata qė nuk e besojnė Darvinizmin, por
nuk e konsiderojnė si njė rrezik qė i kanoset njerėzimit.
|